×
  • Sport
  • Sport

    Hazardi e komenton të ardhmen e tij

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 8:22

    Ylli belg Eden Hazard pretendon se ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë në Chelsea apo jo edhe për sezonin e ardhshëm, pasi e ndihmoi skuadrën e tij të kualifikohet në finale të Ligës së Evropës.


    baEden Hazardi e gjuajti penalltinë e fitores pasi që koha e rregullt dhe ajo shtesë e ndeshjes gjysmëfinale përfundoi me barazim 1:1. Kepa Arrizabalaga ua mbrojti penalltitë Martin Hintereggerit dhe Goncalo Paciencias, transmeton Gazeta Express.

    Gjysmëfinalja e së enjtes mund të ketë qenë hera e fundit që Eden Hazardi luan në Stamford Bridge, pasi që belgu është afër arritjes së një marrëveshjeje për t’iu bashkuar Real Madridit, sipas mediave spanjolle.

    Kontrata e Hazardit me Chelsean skadon në vitin 2020, mirëpo situata e tij komplikohet edhe më shumë për shkak se dënimi i FIFA-s ia pamundëson klubit londinez të transferojë lojtarë në dy afatet kalimtare të ardhshme. Këtë dënim, Chelsea e ka apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

    Chelsea nuk do të kishte mundësi ta transferojë një zëvendësues për Hazardin nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e mbron vendimin e FIFA-s. Për këtë arsye, duket se 28-vjeçari mund edhe ta lë anash ëndrrën e tij, për të luajtur në Real Madrid, dhe të qëndrojë në Chelsea.

    “Nuk mendoj për këtë gjë. Unë vetëm po mendoj të fitoj diçka me këtë klub”, u përgjigj Eden Hazard për BT Sport kur u pyet për të ardhmen e tij, pasi e ndihmoi Chelseat ta zë një vend në finale të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Arsenalin.

    “Nëse finalja është ndeshja ime e fundit, do të tentoj të bëj gjithçka. Në mendjen time, nuk e di ende. Kështu që, do të tentoj të fitoj ndeshje me Chelsean”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!