×
  • Sport
  • Sport

    Haziri nga Kosova ia gjen kuletën Manuel Neuerit, portieri gjerman “koritet” me bakshishin që ia dha

    Reporteri
    21 Korrik 2022 | 11:50

    Portierit gjerman Manuel Neuer i humbi kuleta në një taksi disa javë më parë dhe ndonëse një taksist e gjeti dhe ia ktheu, në fund ai e akuzoi portierin e Bayernit se ishte dorështrënguar dhe se nuk i dha shpërblim aq sa do të duhej, shkruan Bild.

    Neueri kishte qenë pasagjer i taksistit shqiptar Hazir Stublla. Në fund të ndërrimit të punës, Stublla teksa pastronte veturën, gjeti kuletën që i përkiste Neuerit.

    Kuleta kishte emrin dhe adresën e Neuerit”, tha Stublla, duke treguar se aty kishte gjetur 800 euro cash, një kartë Visa Platinum dhe një Mastercard.

    Bild shkruan më tej se taksisti u përpoq të gjente Neuerin dhe shkoi direkt në derën e tij dhe pasi nuk e gjeti atje, si dhe në qendrën stërvitore të Bayernit, vendosi t’ia dorëzonte kuletën menaxherit të tij dhe i la të dhënat e tij, duke besuar se do të merrte një dhuratë siç e meriton.

    Dy javë pas kësaj, ai mori një fanellë të panënshkruar nga Neueri me postë, gjë që i shkaktoi zhgënjim të hidhur. Për përpjekjen e tij, thotë ai, ka udhëtuar të paktën 120 kilometra.

    “Ky shpërblim është shaka. Unë kam katër fëmijë dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë Stublla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!