×
  • Sport
  • Sport

    Hedhet shorti për Kampionatin Evropian U-17, Kosova në grup me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë

    Reporteri
    31 Maj 2022 | 16:40

    Sot, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian U17 në futboll – në konkurrencën e femrave, për sezonin 2022/23.

    Shorti e ka vendosur Kosovën në Grupin B2 të Ligës B.

    Pjesë e këtij grupi janë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia.

    Ndeshjet e këtij grupi do të organizohen në Shqipëri, më 18, 21 dhe 24 tetor të këtij viti.
    Gjashtë Kombëtaret fituese të grupeve dhe vendet e dyta me rezultatet më të mira ndaj ekipeve të para dhe të treta në grup do të promovohen në Ligën A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!