×
  • Sport
  • Sport

    Heroi i Chelsa, Havertz: Ndjenjë e pabesueshme, kam 15 vite që po e pres këtë moment

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 23:36

    Heroi i Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, Kai Havertz ka thënë se është ndjenjë e pabesueshme fitimi i trofeut kryesor ekipor evropian.


    Chelsea ka triumfuar 1-0 ndaj Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve, duke u kurorëzuar se ekipi më i mirë evropian në sezonin 2020/21.

    Goli i vetëm në këtë finale të madhe erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes me anë të Kai Haverzt, i cili shënoi pas asistimit të Mason Mount.

    Është pikërisht ylli gjerman, Havertz, i cili ka folur pas fitimit të trofeut, teksa ka thënë se është ndjenjë e pabesueshme kjo që po e përjeton.

    “Është një ndjenjë e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Havertz pas ndeshjes për BT Sport.

    “Kam pritur shumë kohë, dhe tani e kam bërë atë. Kam punuar 15 vjet për atë moment, dhe tani jam shumë i lumtur”, përfundoi gjermani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!