×
  • Sport
  • Sport

    Heroi i ndeshjes, Dembele me dedikim të veçantë për fitoren ndaj Cityt

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 9:41

    Sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele ka bërë një dedikim të veçantë të fitores së tyre në çerekfinale ndaj Manchester Cityt.


    Lyoni ka arritur të befasojë të gjithë duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1 në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe duke kaluar tutje.

    Golat në këtë përballje u shënuan nga Maxwel Cornet (24’) dhe Moussa Dembele (79’, 87’) për Lyonin, ndërsa Kevin de Bruyne (69’) për Cityn.

    Pas ndeshjes, Dembele u shpall si më i miri i takimit dhe mori çmimin nga organizatorët.

    Megjithatë, sulmuesi francez pas ndeshjes pati një dedikim të veçantë për fitoren, të cilën ia dedikoi bashkëlojtarin e tij, Tino Kadewere, i cili mungoi.

    “Vëllai im Tino kjo fitore është për ju, jini të fortë vëllai im!”, ka shkruar Dembele në profilin e tij në Twitter.

    Tino mungoi ndaj Cityt pasi javën e kaluar grupe kriminale ia vranë vëllain dhe ai kishte udhëtuar drejt Zimbabwe për varrim.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!