×
  • Sport
  • Sport

    Hidhen dyshimet se Dortmundi kurdisi ndeshjen për t’ia ulur çmimin Rashicës

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 13:19

    Tifozë në rrjetin social Twitter kanë hedhur dyshim se humbja e Borussia Dortmundit kundër Mainzit ishte e kurdisur, në mënyrë që Werder Bremeni të bjerë nga liga dhe rrjedhimisht Milot Rashicës t’i ulet çmimi.


    Werderi është ekipi i parafundit në tabelë dhe e ka vetëm një pikë më pak se Fortuna Dusseldorf, që e zë vendin e play-offs për rënie nga liga, mirëpo gjashtë më pak sesa Mainzi që radhitet në pozitën e 15-të pas fitores befasuese kundër Dortmundit të mërkurën, pasi Bayerni veçse e kishte siguruar titullin e kampionit.

    Disa tifozë mbeten aq të befasuar nga kjo fitore e Mainzit dhe kanë sugjeruar online se ndeshja ishte e kurdisur, pasi që Dortmundit tashmë i ishte pamundësuar të shpallet kampion, dhe e la Mainzin të fitojë për t’i rritur gjasat që Bremeni të bjerë nga liga.

    Me rënien e Bremenit nga liga, çmimi i Milot Rashicës do të përgjysmohej, shkaku i një klauzole në kontratën e tij, përderisa për transferimin e tij janë interesuar shumë klube, në mesin e të cilave edhe Leipzigu dhe Dortmundi.

    Kjo ka bërë që disa tifozë të hedhin dyshime mbi rezultatin e ndeshjes mes Dortmundit dhe Mainzit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!