×
  • Sport
  • Sport

    Hidhet shorti në FA Cup – këto janë gjysmëfinalet

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 22:31

    Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e FA Cup.


    Sonte mbrëma është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale, pasi dy ekipet londineze, Arsenali e Chelsea, mposhtën Sheffieldin, respektivisht Leicester Cityn.

    Arsenali e Chelsea iu bashkuan Manchester Unitedit [që e mposhti Norwichin] në gjysmëfinale, derisa kësaj treshe pritet t’i bashkohet edhe Manchester City.

    Në gjysmëfinalet që do të zhvillohen në “Wembley”, Manchester Unitedi do të përballet me Chelsean.

    Nga ana tjetër, Arsenali do të përballet me fituesin e ndeshjes që po zhvillohet tani, Newcastle United – Manchester City.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!