×
  • Sport
  • Sport

    Hidhet shorti në Kupën FA, ndeshje të zjarrta në çerekfinale

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 23:25

    Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale në Kupën FA të Anglisë.


    Shtatë skuadra kanë siguruar kalimin në çerekfinale, derisa ekipi i tetë do t’iu bashkohet atyre nga dueli Barnsley – Chelsea.

    Aspak lehtë nuk do të jetë për dy skuadrat nga Manchesteri, City e Untied që do të luajnë në udhëtim me kundërshtarë shumë të vështirë.

    Lideri aktual i Ligës Premier, Manchester City do të përballet në udhëtim me Evertonin që e eliminoi Tottenhamin e Jose Mourinhos.

    Edhe më vështirë pritet ta ketë Manchester United që do të luaj në udhëtim te Leicester City.

    Skuadra nga Championshipi anglez, Bournemouth është nikoqir i Southamptonit.

    Ndërkohë fituesi i duelit Barnsley – Chelsea që është duke u zhvilluar do të luaj në stadiumin e tyre përballë Sheffield United.

    Çiftet çerekfinaliste në Kupën FA:

    Everton vs Man City
    Bournemouth vs Southampton
    Leicester vs Man Utd
    Barnsley ose Chelsea vs Sheffield United

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!