Futbollist, miliarder, viktimë e mashtrimit. Sipas gazetës portugeze “Jornal de noticias”, Cristiano Ronaldo u mashtrua nga një agjente udhëtimesh për një total prej 288.000 eurosh për tre vjet.
53-vjeçarja përdori kartat e kreditit dhe fjalëkalimet e futbollistit portugez mes viteve 2007 dhe 2010 duke vjedhur para për 200 udhëtime që Ronaldo nuk i kishte bërë kurrë. Në atë kohë, sulmuesi luante për Man United e më pas për Real Madridin.
Kapiteni i Portugalisë i kishte besuar disa nga dokumentat e tij të pandehurit pa e ditur se çfarë i ndodhi atyre. Rastësisht, ai nuk ishte viktima e vetme e gruas. Para se agjensia turisitike të bëhej e vetëdijshme për krimin, e akuzuara kishte kohë që mashtronte agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes dhe yje të tjerë të futbollit portugez për para. Në total kishte siguruar 350.000 euro.
Bild bën me dije se gruaja u dënua nga gjykata e Portos në vitin 2017 dhe ka qenë e arrestuar për katër vite. Në krahun tjetër agjencia e udhetimeve rimbursoi “viktimat”. Mashtruesja ende po punon për të paguar atë shumë te ish-punëdhënësi i saj dhe tani punon si pastruese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.