×
  • Sport
  • Sport

    Historike: Bad News Eagles eliminon ekipin më të fortë në botë

    Reporteri
    06 Nëntor 2022 | 22:07

    Bad News Eagles kanë shënuar fitore ndaj FaZe.

    Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shkruar historinë duke eliminuar ekipin më të mirë në botë FaZe, nga turneu Major i CS:GO në Brazil.

    Pas një ndeshje fantastike dhe përplot emocione ekipi Bad News Eagles ka eliminuar kampionin e Majorit të kaluar, ekipin FaZe, për të mbajtur gjallë rrugëtimin e tyre në Majorin e CS:GO në Brazil.

    Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1 me mapa në të mirë të ekipit shqiptar, pas një super rikthimi në mapin e fundit ‘Mirage’, ku fituan me rezultat 22-20.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!