Sot shpallet fituesi i “Topit të Artë”. Ceremonia mbahet në Paris.
“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”.
Në listën e të nominuarve për “Topin e Artë” të sivjetëm ishte edhe Granit Xhaka.
Futbollisti me prejardhje shqiptare u rendit i 16-ti në këtë listë, duke lënë prapa emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Në pozitën e 17-të dhe të 18-të janë Federico Valverde dhe Emiliano Martinez, respektivisht.
Xhaka me Leverkusenin sezonin e kaluar, kaloi nëpër formë formë jetësore, duke triumfuar e dominuar në Gjermani.
Graniti fitoi Bundesligan, si dhe Kupën e Gjermanisë, mirëpo me Leverkusenin u mposhtën në finalen e Ligës së Europës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.