×
  • Sport
  • Sport

    Historike, Hazard fiton het-trik të çmimeve

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 8:38

    Eden Hazard ka fituar het-trik të çmimeve në ceremoninë e Chelseas; Lojtari më i mirë i Chelsea, lojtari më i mirë i zgjedhur nga bashkëlojtarët dhe goli i sezonit, duke shkruar historinë.


    Ai e fitoi çmimin ‘lojtari më i mirë i zgjedhur nga bashkëlojtarë’ për herë të katërt me radhë, duke thyer rekord historik të klubit.

    Asnjë lojtarë i Bluve nuk ka shënuar më shumë gola se Eden, ai ka gjetur rrjetën 19 herë, derisa ka asistuar edhe 16 të tjera në 50 paraqitje në të gjitha garat.

    Ai gjithashtu ka më së shumti edhe gola e asiste në Premierligë, me 16 dhe 15, respektivisht – i cili gjithashtu renditet i pari sa i përket shanseve të krijuara, driblimeve të suksesshme etj.

    28-vjeçari fitoi çmimin “Goli i Sezonit” për atë të fitores kundër Liverpool në “Anfield” në “Carabao Cup”.

    Ky mund të jetë sezoni i fundit i Hazard në Chelsea, pasi po kërkohet me ngulm nga Real Madridi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!