×
  • Sport
  • Sport

    Historike për futbollin kosovar: Talenti i Ballkanit nënshkruan kontratë 6-vjeçare me klubin nga Suhareka

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 17:09

    Lindon Emërllahu ka nënshkruar kontratë me Ballkanin që është e vlefshme deri më 2026


    Ballkani po dëshmon dita ditës që është një klub shumë serioz dhe atë nuk e dallon asgjë me klubet tjera evropiane, shkruan Reporteri.net

    Si rrallë herë në futbollin kosovar, një futbollist ka nënshkruar një kontratë afatgjate për 6 vjet, gjë e cila nuk është parë më herët në vendin tonë.

    Bëhet fjalët për Lindon Emërllahun, talentin e klubit nga Suhareka, i cili para pak ditësh mbushi 18 vjet.

    Emërllahu ka nënshruar kontratë 6 vjeçare me Ballkanin dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur klubi nga Suhareka me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

    Ky është postimi i plotë:

    ✍️ FCB ?
    Super talenti Emerllahu nënshkruan me klubin e vendlindjes për kohë të gjatë po sa i mbushi të 18-tat ?
    Shume Suksese Lindon ⭐️
    Na priftë e mbara ?

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!