×
  • Sport
  • Sport

    Historike: Për herë të parë, një shqiptar në skuadrën e Chelseat

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 14:12

    Sot me fillim nga ora 15:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Chelseas dhe Evertonit, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në Premierligë.


    Skuadra e Chelseas me Lampardin e presin në “Stamford Bridge”, teknikun Ancelotti për një duel të zjarrtë, shkruan Reporteri.net.

    Tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, por e veçanta e gjithë kësaj është se në bankë rezervë për klubin e Chelseas do të jetë edhe një shqiptar dhe ai është Armando Broja.

    Borja sot pret minutat për t’u inkuadruar dhe kështu të shkruaj historinë, pasi bëhet shqiptari i parë që paraqitet për Chelsean./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!