×
  • Sport
  • Sport

    Holanda e mposht Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 20:06

    Holanda e ka përmbyllur në formën më të mirë të mundshme fazën e grupeve në Kampionatin Evropian. “Tulipanët” shënuan fitore në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 0:3.


    Memphis Depay e kaloi Holandën në epërsi në minutën e 24-të pas asistimit nga Malen. Më pas gjatë pjesës së parë nuk pati më gola, por e dyta nisi vrullshëm.

    Georginio Wijnaldum e dyfishoi epërsinë e Holandës në minutën e 51-të të ndeshjes pas asistimit të Depayt.

    Shtatë minuta më vonë Wijnaldum shënoi sërish. Paraprakisht gjuajtjen e Depayt e priti portieri, ndërsa nga topi i rikthyer Wijnaldum u gjend më së miri.

    Me këtë fitore, Holanda e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e fundit pa pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!