×
  • Sport
  • Sport

    Holanda fiton ndaj Austrisë dhe kalon në fazën tjetër të “Euro 2020”

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 22:58

    Holanda është bërë skuadra e tretë që tashmë ka prerë biletën për në fazën tjetër të kampionatit Evropian.


    Holanda e ka mundur 2-0 Austrinë në ndeshjen e dytë në Grupin C për t’u kualifikuar në fazën tjetër të “Euro 2020” një ndeshje para përfundimi të fazës së grupeve. Tashmë e kanë bërë këtë Italia dhe Belgjika.

    Holanda e nisu furishëm takimin, duke realizuar gol që në minutën e 11-të.

    Topin në rrjetë për 1-0 e dërgoi sulmuesi i ardhshëm i Barcelonës, Memphis Depay

    Ai shënoi nga pika e bardh e 11 metërshit.

    Goli tjetër për Holandën erdhi në pjesën e dytë, Denzel Dumfries ishte ai që shënoi për 2-0 pas një kundërsulmi në minutën e 67-të.

    Holanda ka shkuar tani në kuotën e 6 pikëve në Grupin C dhe ka prerë biletën për në fazën tjetër të Euro 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!