Holanda ka mbetur me 10 futbollistë në fushë kundër Republikës së Çekisë, në ndeshjen e 1/8 së finales në Euro 2020 që po zhvillohet momentalisht në Budapest.
Matthijs de Ligt u përjashtua direkt me karton të kuq për prekje të topit me dorë si lojtari i fundit në mbrojtjen holandeze në minutën e 55-të, raporton Gazeta Express.
Si pasojë, Holanda do të duhet të luftojë me një lojtar më pak në fushë në minutat e mbetur në pjesën e dytë, në kërkim të çerekfinales.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.