×
  • Sport
  • Sport

    Holyfield i përgjigjet Tysonit: Po kthehem, edhe unë jam i shpejtë

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 20:53

    Bota e boksit ka kthyer vëmendjen tek dy ikona të këtij sporti burrëror, tashmë të tërhequr prej vitesh nga ringu, Mike Tyson (u tërhoq në vitin 2005) dhe Evander Holyfield (2011).


    Qoftë për shkak të mungesës të ngjarjeve gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Koronavirusit, qoftë për nostalgji apo kuriozitet.

    E vërteta është se fansat po gjejnë argëtim tek dy “yje” të së shkuarës. Nëse disa ditë më parë ishte “Majku i Hekurt” (53 vjeç) i cili ndau një video nëpërmjet së cilës tregonte lëvizjet e tij të shpejta, tani kundërpërgjigjet së Holyfield.

    “E di që ai është shumë i shpejtë, por i tillë jam edhe unë,” – deklaroi 57-vjeçari nga Alabama, i cili po stërvitet prej një javë dhe synon të ofrojë një duel bamirësie.

    “Luftëtari” ka thënë se ai dëshiron të ketë përballë Tysonin, megjithëse sa herë që e pyesin se opsioni i tij i parë është Riddick Bowe, ai përgjigjet: “

    Sepse, sinqerisht, ne jemi miq”.

    Bowe (trilogji), Tyson, Lewis, Moorer … Karriera e Evander Holyfieldit është çimentuar nga duelet legjendare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!