×
  • Sport
  • Sport

    Hoti shënon për Feronikelin, ia mban gjallë shpresat për Europa League

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 19:35

    Mendurim Hoti e ka ngushtuar epërsinë e Slovan Bratislavës duke shënuar për Feronikelin në minutën e 67-të.


    Rezultati momental është 2:1 për skuadrën sllovake, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues.

    Feronikeli e ka ngushtuar rezultatin në ndeshje me Slovan Bratislavën, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues, shkruan Express.

    Kampioni i Kosovës ka shënuar në minutën e 67-të përmes Mendurim Hotit, për rezultatin 1:2.

    Nga ana tjetër, vendësit shënuan në minutën e nëntë nga gjuajtja e lirë me Nonon, kurse Sporar shënoi nga penalltia në minutën e 61-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!