×
  • Sport
  • Sport

    Hovenier pret në ambasadë basketbollistët amerikanë që luajnë në Kosovë

    Reporteri
    27 Nëntor 2023 | 22:17

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qenë sonte nikoqir i basketbollistëve amerikanë që luajnë në Superligën e Kosovës në basketboll.

    “Ishte e mrekullueshme të mirëprisja sonte në ambasadën amerikane shumë sportistë profesionistë amerikanë që luajnë basketboll në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

    “Falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës që po i përkrah këta sportistë të dalluar. Sporti i bashkon njerëzit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!