×
  • Sport
  • Sport

    Humbi 9-0 nga Leicesteri, kështu u deklarua pas ndeshjes trajneri i Southamptonit

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 14:13

    Southampton mbrëmë u mposhtë në shtëpi 9-0 nga Leicester City


    Ralph Hasenhuttl, trajneri i Southamptonit ka thënë se ai është fajtor i vetëm për disfatën kaq të thellë të pësuar nga Leicesteri, shkruan Reporteri.net

    Madje, Hasenhuttl ka kërkuar edhe falje për paraqitjen që skuadra e tij e dha mbrëmë ndaj ‘Dhelprave’.

    “Duhet të kërkoj falje për këtë paraqitje. Marr përgjegjësinë 100% për atë që ndodhi sot,” ka thënë Hasenhuttl.

    “Dua të them se jam krenar me fansat, ata qëndruan në stadium deri në fund të ndeshjes, nuk ishte e lehtë të shikohej nga ata që na përcjellin dhe për gjithë fansat e Southamptonit sot.

    “Ata bënë mirë që qëndruan deri në fund me ne. Duhet të kërkojmë falje për atë që ndodhi sonte,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!