Humbja befasuese nga Trepça 89’ reagon Mirlind Daku

Ballkani ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të Superligës së Kosovës duke u mposhtur nga Trepça 89’ me rezultat 4-3 pas një përmbysje spektakolare të vendasve nga 0-3 në 4-3.


Këtë humbje nuk e ka pritur mirë aspak sulmuesi në top-formë, Mirlind Daku, i cili ka reaguar pas ndeshjes përmes një statusi në Facebook duke thënë se ndihet krenar që është pjesë ë Ballkanit dhe se do të rikthehen shpejtë.

“Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, ekipi më i mirë në qytet!!!! I lumtur me golin tjetër, i irrituar me këtë humbje, por do të kthehemi mos u shqetësoni.”, ka shkruar Daku.