×
  • Sport
  • Sport

    Humbje e madhe për Lakers, zbulohet sa do të mungojë Davis

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 8:23

    Lakers ka humbur ndeshjen e fundit ndaj Denver Nuggets me rezultat 105-122.


    Megjithatë, në këtë ndeshje humbja nuk ishte lajmi më i keq pasi atyre iu lëndua lojtari kryesor i skuadrës.

    Pra, bëhet fjalë pikërisht për Anthony Davis, i cili ka pasur shumë paraqitje të mira për ekipin këtë sezon.

    Së bashku me LeBron James kanë udhëhequr dhe po vazhdojnë të bëjnë një gjë të tillë.

    Fillimisht mendohej se lëndimi është serioz, mirëpo tani është zbuluar nga gazetari i ESPN, Adrian Wojnaroëski, se ai do të mungojë vetëm dy ose tre javë.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Adrian Wojnarowski (@wojespn)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!