×
  • Sport
  • Sport

    Huqja e Federatës Spanjolle të Futbollit, e vendos Barçën në finalen e Copa del Rey

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 21:59

    Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë një huqje të madhe në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

    Ata publikuan paralajmërimin e finales së Kupës së Mbretit, por me një gabim trashanik.

    Ata vendosën Barcelonën si finaliste ndaj Osasunas, në vend të Real Madridit.

    Ky gabim u përmirësua shpejt, por nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët.

    Kujtojmë se dje, Real Madridi mposhti Barcelonën me rezultat 0:4 në Camp Nou, duke e siguruar finalen ndaj Osasunas.

    Ndeshja finale mes Real Madridit dhe Osasunas luhet më 6 maj. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!