×
  • Sport
  • Sport

    I lindur në Pejë, por nesër luan kundër vendlindjes – Fatos Beqiraj ka këto fjalë për Kosovën

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 14:09

    Fatos Beqiraj nesër do të ketë emocione të përziera pasi do të përballet kundër vendit të tij të lindjes, Kosovës


    Kosova e pret Malin e Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020 dhe kjo përballje do të jetë emocionuese për Fatos Beqirajn, shkruan Reporteri.net

    Ai ka lindur dhe është rritur në Pejë, derisa përfaqëson Malin e Zi që nga viti 2009.

    31 vjeçari e vlerëson jashtëzakonisht shumë Kosovën ku ka thënë se kjo Kombëtare ka lojtarë që luajnë në klube të mira, por ai së bashku me Malin e Zi vijnë në Prishtinë për një rezultat pozitiv.

    “Kosova ka ekip të ri, me shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mira. Kombëtarja e Kosovës ma kujton Kombëtaren tonë të para 7 apo 8 vjetëve, kur stadiumi mbushej plot, kur ishim plot optimizëm dhe kishim dëshirë për ta dëshmuar veten. Nuk them se tani na mungon dëshira, ne luftojmë dhe e duam fitoren por jemi duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë. Shpresoj se do ta ndryshojnë gjërat shumë shpejt, duke nisur nga loja me Kosovën,” ka thënë Beqiraj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!