×
  • Sport
  • Sport

    “I lumtur dhe krenar që jam miku juaj”, Edi Rama shkruan për medalistët olimpik të Kosovës

    Reporteri
    07 Gusht 2024 | 16:40

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

    ‘’I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë’’, ka shkruar Rama.

    Theksojmë se Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”.

    Ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!