Kombëtarja Belge zhvilloi mbrëmë ndeshjen e radhës ndaj Çekisë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit “Katar 2022”, duke triumfuar me rezultat të pastër 3-0.
Golat për belgët i shënuan, Romelu Lukaku, Eden Hazard dhe Alexis Saelemaekers.
Për sulmuesin belg, Lukaku tashmë është diçka rutinore të shënoj për Belgjikën.
Ai u nderua mbrëmë para fillimit të ndeshjes pasi arriti paraqitjen e tij jubilare të 100-të me fanellën e Belgjikës, duke realizuar 67 gola në total.
Belgu gjatë këtyre 67 golave, 50 i ka realizuar në 50 paraqitjet fundit me kombëtaren, që është një statistikë tejet impresive me mesatare të një goli për çdo ndeshje.
Lukaku është i padiskutueshëm golashënuesi më i mirë në histori të Belgjikës, duke prirë pastër si lider, i ndjekur nga Eden Hazard që vie i dyti me 33 gola të realizuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.