Thomas Strakosha është përjashtuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e ardhshme nga trajneri i saj, Christian Panucci.
Foto Strakosha, babai i Thomasit, në ditën kur ai kishte shansin për ta sulmuar trajnerin Christian Panuccin sepse i përjashtoi të birin, ai na jep leksion të gjithëve, shkruan Reporteri.net
“Diciplina është numër një në Kombëtare. Shqipëria është mbi çdo individ, unë jam më trajnerin dhe duhet ta kuptojmë vendimin e tij. Diciplina është e rëndësishme” ka thënë Foto duke kritikuar të birin për vonesën dhe mos-seriozitetin e tij.
Strakoshës i kishte ikur fluturimi dhe ishte vonuar për stërvitjet me Kombëtaren gjë që ka bërë që Panucci ta largojë atë nga Kombëtarja./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.