×
  • Sport
  • Sport

    I pezullohet titulli kampionit të boksit

    Reporteri
    01 Gusht 2019 | 19:08

    Këshilli Botëror i Boksit i ka hequr titullin kampionit Dillian Whyte pasi ka rezultuar pozitiv në testet për substancat e ndaluara.


    Ai iu nënshtrua testeve 3 ditë përpara ndeshjes kundër Oscar Rivas në 20 korrik. 31 vjeçari anglez do të paraqitet përpara Këshillit Botëror të Boksit për shqyrtimin e çështjes.

    Institucioni i anti-dopingut në Angli nuk ka publikuar ende rezultatet dhe llojin e substancave që Whyte ka përdorur.

    Boksieri anglez është pezulluar me 2 vjet gjatë 2012-2014 për përdorimin e substancave të ndaluara dhe tashmë ai rrezikon një dënim prej 8 vitesh.

    Në një postim nga Whyte ai shkruan se ndeshjen kundër Oskar Rivas e fitoi me të drejtë dhe se nuk ka përdorur substanca të ndaluara.

    Gjatë karrierës së tij ai ka 26 fitore nga 27 ndeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!