Oleksandr Zinchenko është munduar të sqarojë deklaratën e gruas së tij që ka thënë se është faji i Pep Guardiolës për eliminimin e Manchester Cityt nga Lyoni në Ligën e Kampionëve.
Trajneri katalunas i befasoi të gjithë me disfatën që pranoi nga skuadra franceze, pasi Citizens cilësoheshin si favoritë për të fituar garën.
City u mposht 3-1 nga Lyoni në çerekfinale, derisa Guardiola nuk e ka fituar garën qysh nga viti 2012 me Barcelonën.
Bashkshortja e Zinchenkos, Vlada Sedan që është një prezantuese e sportit në Ukrainë, ka thënë në kanalin e saj në YouTube: “Ju e keni parë çfarë ndodhi. Nuk jam lojtare, trajnere, kritike apo analiste. E kuptoj se mendimi im nuk ka peshë”.
“Ndoshta nuk bëjë mirë që e them këtë dhe Zinchenko mund të mos ma fal, por e gjitha që ndodhi është për fajin e Guardiolës”.
View this post on Instagram
Ми вже в ефірі?⚽️ Кому сьогодні дістанеться трофей??
A post shared by Vlada (@v.lada_sedan) on
“Unë thjeshtë nuk kam fjalë, pasi të kesh atë strategji. Shikoni lojtarët e Cityt, çfarë banke rezervë kanë. Pak klube në botë mund ta kenë një skuadër të tillë që të kenë zëvendësime të tilla”, ka shtuar më tej ajo, transmeton telegrafi.
Zinchenko ka përdorur Instagramin e tij që të sqarojë deklaratën e gruas së tij: “Dua të them disa fjalë për atë intervistë. Mbi të gjitha, unë nuk kam kritikuar taktikat e trajnerit”.
“Nëse i shikoni intervistat e mija në të kaluarën, unë ende e kam mendimin se trajneri është numri 1 në punën e tij, andaj nuk kam lidhje me intervistat e tjera”, ka shkruar Zinchenko disi me acarim ndaj të dashurës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.