×
  • Sport
  • Sport

    Ia ofruan 200 mijë euro për ta kurdisur lojën, u bë hero për vendimin që e mori

    Reporteri
    25 Dhjetor 2024 | 17:54

    Ishte viti 2011, Simone Farina ishte gati 30 vjeç dhe luante në ekipin Gubbio, në Serie B.

    I cingëron telefoni: “T’i japim 200 mijë euro nëse kurdis lojën me Cesenën.”

    Simone refuzoi, por jo vetëm kaq: e denoncoi rastin.

    FIFA vendosi ta shpërblente gjatë ceremonisë së Topit të Artë dhe Cesare Prandelli, në atë kohë selektor i Italisë, e kishte ftuar simbolikisht në Kombëtare.

    Në fund të kontratës me Gubbio, Simone nuk e mori më asnjë thirrje apo ofertë. Një situatë e papërshtatshme dhe e sikletshme: erdhi fundi i karrierës.

    Vetëm Aston Villa vendosi të besonte në të, duke ia ofruar rolin e trajnerit të të rinjve për t’i promovuar vlerat e sportit./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!