×
  • Sport
  • Sport

    Ibra, ky ujku plak: Milani fiton ndaj Napolit dhe merr sërish bajrakun në Serie A

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 22:46

    Milan e ka mposhtur Napolin në udhëtim me rezultat 3-1 në kuadër të javës së tetë në Serie A


    Zlatan Ibrahimoviq nuk po pyet për vitet që bartë mbi supe. Suedezi sot shënoi dy gola në fitoren e Milanit, shkruan Reporteri.net

    Ibra shënoi në minutat 20′ dhe 54′, derisa golin e tretë për Rosonerët e realizoi Hague në fund të ndeshjes 90′.

    Golin e vetëm për Napolin e shënoi Dries Mertens në minutën e 63′, derisa vendasit luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 65-të kur u përjashtua Bakayoko.

    Me këtë fitore Milani rikthehet në krye të tabelës me 20 pikë, ndërsa Napoli zë vendin e gjashtë me 14 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!