×
  • Sport
  • Sport

    Ibra si gjithmonë me deklarata epike, kësaj radhe ‘viktimë’ trajneri i Milanit

    Reporteri
    24 Korrik 2020 | 11:17

    Zlatan Ibrahimoviq shquhet për deklaratat e tij që bëjnë bujë të madhe të botën e futbollit


    Milani para pak ditësh e mposhti Sassuolon në udhëtim me rezultat 2-1 në një ndeshje ku sulmuesi suedez shënoi dy gola për fitoren e ‘Rossonerëve’, shkruan Reporteri.net

    Në këtë përballje, trajneri Stefano Pioli e largoi nga loja në pjesën e dytë Ibran, derisa ky i fundit më pas i ka thënë që të ketë kujdes herave tjera kur do të vendos që ta nxjerrë nga loja.

    “Herën tjetër largo ndonjë lojtar tjetër, jo mua. Largo për shembull Calabrian. Dakord? Zgjidh dikë tjetër për ta nxjerrë jashtë, unë dua të shënoj,” ka thënë Ibrahimoviq. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!