×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimoviç edhe si investitor, blen rreth 1 mijë hektarë pyll në Suedi

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 11:54

    Zlatan Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe kthimi nga pushimi në Suedi është planifikuar mes të martës dhe të mërkurës.


    Por 39-vjeçari po mendon edhe përtej futbollit, në fushën e investimeve.

    Ibra ka blerë një tokë të pyllëzuar në kufirin me Norvegjinë prej rreth një mijë hektarë (për të bërë një krahasim: Milanello shtrihet mbi 16 hektarë) duke shpenzuar një shumë prej afro 3 milionë eurosh, raportojnë mediat ndërkombëtare, shkruan Ora News.

    Pylli ndodhet në zonën Are, zonë shumë e dashur për mbretërit suedez, zonë 39-vjeçari zotëron një vilë afër malit Copperhill ku gjatë pushimeve i përkushtohet gjuetisë, peshkimit e sporteve të tjera dimërore, për të cilat, shpjegon Gazzetta dello Sport, ka lejet e nevojshme.

    Investimi i shtohet shtëpisë së liqenit Kälapannsjön e përdorur si bazë për udhëtime gjuetie dhe asaj të Tvaradalen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!