AC Milan shënoi fitore me rezultat 0:2 ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së 18-të në Serie A.
Të dy golat i ka shënuar Zlatan Ibrahimovic, i cili sapo ishte rikthyer si startues nga lëndimi, shkruan Gazeta Express.
Pas ndeshjes, ai u pyet edhe për ardhjen e Mario Mandzukicit në Milan.
“Jam i lumtur, tani do të jemi dy që do t’i frikësojmë kundërshtarët” – u shpreh sulmuesi suedez.
Tani, Ibrahimovic ka 12 gola në tetë ndeshjet që i ka zhvilluar këtë edicion në Serie A.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.