Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar momentet e fundit si futbollist i Milanit.
Ylli suedez iu bashkua Rossonerëve në janar për gjashtë muaj, ku ka mundësinë e vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.
Megjithatë Ibrahimovic nuk do ta vazhdoj karrierën në Itali, pasi ai do të rikthehet në vendlindjen e tij Suedi.
Mediat italiane kanë raportuar se Ibrahimovic tanimë ka nënshkruar me skuadrën e re dhe ajo do të jetë Hammarby.
Tek kjo skuadër Ibrahimovic pritet të luaj së paku edhe për një vit, ndërsa vlen të theksohet se ai ka blerë aksione tek Hammarby.
Gjatë pandemisë sa ishte i ndaluar futbolli në Serie A, Ibra ishte rikthyer në Suedi ku kishte bërë stërvitje me Hammarbyn.
Gjithsesi largimi i tij nga Milani pritet të bëhet vetëm pas përfundimit të sezonit në Serie A.
38-vjeçari këtë edicion ka shënuar gjashtë gola me fanellën e Milanit në 12 takime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.