Milan ka nisur përgatitjet për t’u rikthyer në stërvitje këtë javë. Lojtarët kanë kryer testet e Covid-19 e pas përgjigjeve do të dalin në fushë. Ashtu si të gjitha skuadrat e tjera edhe kuqezinjtë do të stërviten në grupe të ndara.
Me skuadrën pritet të bashkohet edhe Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi ndodhet në Suedi dhe është gati për t’u rikthyer në Itali në mënyrë që të nisi stërvitjen. Gjatë gjithë kësaj kohe, Ibra është stërvitur duke parë që në Suedi nuk ka pasur kufizime për daljet.
Pas mbërritjes së tij, suedezi do të diskutojë me administratorin Ivan Gazidis për të ardhmen e tij. Ibra kërkon të jetë në qendër të projketit kuqezi edhe nëse klubi ndryshon trajner. Milani është gati t’I zgjasi kontratën edhe për një sezon tjetër me një pagë prej 4 milionë euro, por suedezi kërkon garanci përpara se të firmosi. Në ditët në vijim pritet të zbulohet më shumë rreth të ardhmes së tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.