Milani ka barazuar me Veronën me rezultat 2-2 në kuadër të javës së shtatë në Serie A
‘Rosonerët’ nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Veronës, por pavarësisht kësaj vazhdojnë të mbeten lider të Serie A, shkruan Reporteri.net
Verona e nisi mirë takimin duke shënuar dy gola brenda 19 minutave. Barak realizoi i pari në minutën e 6-të, derisa epërsia e mysafirëve u dyfishua nga autogoli i Calabrias.
Magnani realizoi autogol në minutën e 27-të për ta ngushtuar epërsinë e Milanit.
Skuadra e Piolit në pjesën e dytë ushtroi trysni në mbrojtjen e Veronës, mirëpo krejt çka arriti ishte ta barazonte rezultatin në fund të ndeshjes me anë të Ibrahimoviqit që shënoi me kokë.
Pas këtij barazimi Milani vazhdon të jetë lider i Serie A tani me 17 pikë, derisa Verona zë pozitën e tetë me 12 pikë.
u mundua ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë, ku rastin më të mirë e pati Ibrahimovic nga penaltia, por suedezi dështoi nga pika e bardhë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.