×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic tregon arsyen pse u mbushë me lot gjatë konferencës për shtyp

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 7:18

    Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në kombëtaren e Suedisë pas 5 viteve mungesë.


    Lojtari është ftuar përsëri nga trajneri, Janne Andersson, për ndeshjet e marsit, transmeton lajmi.net.

    Suedia do të luajë ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë gjatë këtij muaji, ku edhe do të shohim rikthimin e Zlatan në kombëtare.

    Gjatë një konferencë për shtyp, Zlatan u pa i përlotur, kur ai po tregonte se si i kishte lënë fëmijët e tij për t’u bashkuar me kombëtaren.

    “Vicnent (djali i tij) qau kur unë u largova. Të luash për kombëtaren është gjëja më e madhe që mund të arrini. Unë po ndjeja brenda vetes se mund të kontriboj akoma për skuadrën dhe mund të ofrojë diçka”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!