×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimoviq flet për të ardhmen e tij

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 17:49

    Zlatan Ibrahimoviq nuk e dinë akoma se a do të vazhdojë të qëndrojë te Milani


    Sulmuesi suedez dje shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Milanit kundër Sassuolos, shkruan Reporteri.net

    Ibra ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij sezoni, por nuk dihet nëse do të vazhdojë edhe për edicionin e ardhshëm.

    “Unë ende kam edhe tri ndeshje, akoma edhe dhjetë ditë, askush nuk ka thënë asgjë tek unë dhe unë nuk presë diçka tjetër”, ka thënë Ibrahimoviq.

    “Ka gjëra që ne nuk mund t’i kontrollojmë, por duken të çuditshme te unë, por ne jemi duke bërë gjëra të mira. Ne luajmë me besim të madh dhe besojmë në atë që bëjmë” /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!