Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë i njëjti, në fushën e blertë me golat e tij dhe jashtë saj me batutat unike.
38-vjeçari i Milanit ka folur rreth Ralf Rangnick (gjermani pritet të bëhet trajneri i kuqezinjve për sezonin e ardhshëm) dhe rinovimit në një prononcim për Sportweek.
“Ralf Rangnick? As që jam kam idenë se kush është, nuk e njoh. Ibra luan për të fituar, përndryshe qëndron në shtëpi. Unë nuk jam një futbollist për të luajtur në Europa League, as Milani nuk është një klub për të garuar në këtë kompeticion.
E ardhmja? Është e nevojshme një përballje me Ivan Gazidis. Por, nëse gjërat vazhdojnë të jenë kështu siç janë dhe nuk ndryshojnë, do të jetë shumë e vështirë për të qëndruar te Milani“, deklaron sulmuesi nordik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.