Ai ishte pjesë e Milanit, ku vallëzoi me Ibrahimovic, dha asiste, shënoi, ishte vendimtar.
Braziliani ka shumë anekdota për ish-partnerin suedez, i cili u kthye te “Djalli” në fillim të vitit 2020. Ndër të cilat, ajo që lidhet me Gattuso.
Robinho i tha “Marca” se gjatë kohës së tij në Milano, Ibrahimovic ishte vazhdimisht në qendër të skenës, mjaft argëtues në stërvitje, por që dinte të bëhej shkatërrues në fushë.
Gattuso ishte, gjithashtu, me ta te kuqezinjtë. Dihet se Ibrahimovic ka një pasion për artet marciale:
“Mbaj mend një moment në stërvitje, kur Ibra e sfidoi Gattuso në një dyluftim “jiu-jitsu”. Ne pamë se si Gattuso, një lojtar mjaft i ashpër, po praktikonte artet marciale kundër Zlatanit, i cili është një “rrip i zi” në këtë sport. Kush fitoi? Zlatan, gjithmonë ai fiton”.
Robinho nuk e ka harruar kurrë atë që i tha ish-lojtari i Juventusit, pasi ai të bashkohej me Milanin:
“Ibra më tha: E kam bindur unë Milanin që të të sjellë në ekip. Ju jeni këtu, falë meje. A është ai arrogant? Po, por në një mënyrë të mirë. Ka vetëbesim në talentin e tij. Për mua është gjithçka që duhet të ketë një sulmues. Ai ishte një “showman” dhe fitues”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.