×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimoviq tregon se në cilën skuadër do të shkonte të luante falas vetëm për hatër të këtij trajneri

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 14:14

    Zlatan Ibrahimoviq ka bërë të ditur se Bologna ishte shumë e interesuar për të nënshkruar me të në kohën kur suedezi u largua nga LA Galaxy


    Sinisi Mihajloviq ishte munduar që ta transferonte Ibran te Bologna, por në momentin që Milani hyri në garë atëherë ndryshoi gjithçka, shkruan Reporteri.net

    Ibrahimoviq ia kishte dhënë fjalën se nëse do të vendoste për Bolognan, do të luante falas dhe këtë gjë do ta bënte vetëm për Mihajloviqin.

    “Sinisa ka bërë gjithçka për të më marrë te Bologna, në një kohë kur unë isha në dyshim nëse do të vazhdoja apo do të tërhiqesha,” ka thënë Ibra.

    “I thosha se mosha më peshon në këmbë, por vazhdimisht më përsëriste se unë thjesht duhej të rrija para në sulm dhe të prisja. I dhashë fjalën se nëse do të shkoja te Bologna, do ta bëja vetëm për të dhe do ta bëja falas, por më pas erdhi oferta e Milanit dhe zgjodha rikthimin te kuqezinjtë.”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!