Zlatan Ibrahimoviç nuk di të ndalet. Ditët e fundit ai është stërvitur me Hammarby, një klub i Stokholmit në të cilin ai zotëron 25% të aksioneve.
Duke pritur lajme se kur do të duhet të kthehet në Itali për të rifilluar stërvitjen me Milanin, sulmuesi mbetet në formë mes fushës dhe peshkimit.
Sot siç shihet në profilin e tij zyrtar në Instagram, ai e ka kaluar ditën duke peshkuar.
Suedia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk ka miratuar ende strategjinë e bllokimit për të përballuar koronavirusin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.