Igball Jashari është prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës së Prishtinës.
Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën e parë.
17-vjeçari iu bashkua skuadrës së Ismet Munishit para ndeshjes me Trepçën ’89, që zhvillohet të mërkurën.
Jashari u prezantua me këngën e njohur “Mora Fjalë”, që i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.