×
  • Sport
  • Sport

    Igli Tare në Tiranë: Mbështetje për Shqipërinë dhe vëzhgim për Milanin

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 23:17

    Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është parë në “Air Albania” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, por prezenca e tij në Tiranë nuk ishte vetëm në cilësinë e një tifozi kuqezi.

    Sipas raportimeve nga “Telesport”, Tare ishte atje edhe për një mision, duke ndjekur nga afër portierin serb, Djordje Petrovic.

    Petrovic, i cili aktualisht është pjesë e Strasbourg por në pronësi të Chelseat, u dallua në ndeshje duke pritur penalltinë e sulmuesit të Shqipërisë, Rey Manajt, duke treguar formë të lartë dhe refleks të shkëlqyer.

    Milani, që po përgatitet për një merkato të gjallë vere, është në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm për Mike Maignan, i cili është pikërisht në radarët e Chelseat.

    Nëse londinezët këmbëngulin për Maignan, atëherë një shkëmbim me Djordje Petrovic është një mundësi reale.

    Tare, i njohur për sy të mprehtë në transferime, duket se po luan një rol të rëndësishëm në negociatat e mundshme, me Petrovic që shihet si një alternativë serioze për portën e Milanit.

    Vizita e tij në Tiranë, pra, ishte një “dy në një” – për të përkrahur Shqipërinë dhe për të hapur rrugën për një tjetër lëvizje të madhe në karrierën e tij si drejtues futbolli./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!