×
  • Sport
  • Sport

    Ilir Daja reagon për herë të parë: Arritëm rezultate historike me Ballkanin, largohem shumë krenar nga Suhareka

    Reporteri
    08 Shtator 2024 | 20:08

    Ilir Daja përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka mbyllur aventurën e tij 973 ditore me Ballkanin.

    Përveç falenderimeve për klubin nga Suhareka, Daja vlerëson maksimalisht bashkëpunimin me ta, duke e cilësuar rrugëtimin me Ballkanin sit ë jashtëzakonshëm, emocionues dhe historik.

    Postimi i Ilir Dajës:

    E dashur familja e madhe dhe prestigjoze “BALLKANI”!

    I keqardhur kam pranuar faktin, se eshte momenti, qe rruget tona pas 973 ditesh te vrullshme, te jashtezakonshme, emocionuese dhe mbi te gjitha me rezultate historike, te ndahen! Ne kete moment do te doja te perqafoja dhe falenderoja secilin nga ju qe e beri aventuren time ne Suhareke me te miren ne aspektin njerezor dhe profesional, duke filluar nga presidenti Arsim Kabashi, familjaret dhe bashkepunetoret e tij, secilin nga anetaret e stafit tim teknik, cdonjerin nga futbollistet ,cdo tifoz te Ballkanit, vecmas “Xhebrailat”, cdo qytetar te Suharekes, falenderime dhe mirenjohje pa fund.

    Kam nje falenderim, gjithashtu per opinionin e gjere sportiv te Kosoves, cdo rival tonin ne fushen e lojes dhe ne tribuna, secilin nga perfaqesuesit e medias dhe cdo studio televizive.

    Ne jemi bere me te forte, me te pjekur, me profesioniste, fale edhe rivalitetit dhe kontributit tuaj!

    Largohem nga Suhareka shume krenar per cdo dite te punes time aty, per cdo fitore, per cdo trofe, per cdo sukses ne garat europiane!

    Pafundesisht mirenjohes per te gjithe, jashtezakonisht i lumtur ne qytetin dhe klubin ku erdha si mysafir dhe largohem i permbushur dhe ndjesine e nje pjestari te familjes se madhe “BALLKANI”, se ciles i uroj dhe deshiroj suksese te reja dhe me te medha!

    Faleminderit Ballkani!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!