Sulmuesi i West Bromit, Charlie Austin është futbollisti i fundit profesionist që është diagnostifikuar me koronavirus.
30-vjeçari beson se është infektuar me koronavirus gjatë një gare të kalërimit të mbajtur javën e kaluar. Ai nuk ka parë gruan dhe tre fëmijët e tij që nga e shtuna, ndonëse qëndrojnë në të njëjtën shtëpi.
Ai ka thënë për The Telegraph se temperatura i ka shkuar deri në 39.7 gradë Celsius, ndërsa ka pasur edhe djersë të ftohta.
“Ndjeja se dikush po hedhë një kovë ujë mbi mua”, ka thënë futbollisti.
Ai është në izolim për thuajse një javë, pasi ka kontaktuar me mjekun e skuadrës.
Është raportuar nga mediat angleze që Austin është shëruar nga sëmundja dhe se i është thënë që mund të ketë kontakt me familjen e tij prej të shtunës.
Austrin ka thënë se koronavirusi duhet të merret seriozisht.
“Iu them edhe atyre në të njëzetat dhe të tridhjetat që mos ta marrin gjë të lehtë. Ta marrin seriozisht. Kjo është gjë shumë serioze dhe duhet ta vlerësojmë ashtu”, ka thënë Austin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.