×
  • Sport
  • Sport

    Infektohet me Koronavirus ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 19:28

    Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i Milanit, pronari aktual i Monza, Silvio Berlusconi, ka dalë pozitiv për COVID-19.


    Politikani dhe sipërmarrësi i njohur, manjati i mediave italiane është asimptomatik dhe është vetë-izoluar në shtëpi.

    Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal Alberto Zangrillo në Milano.

    “Berlusconi u testua pozitiv pas një vizite të fundit në Sardenjë.”

    Rastet e koronavirusit kanë shënuar rritje në Itali javët e fundit, kryesisht midis njerëzve që vizituan destinacionin e Sardenjës.

    Ishulli kishte relativisht pak raste krahasuar me pjesën tjetër të vendit gjatë muajve të dimrit, kur virusi ishte në kulmin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!