×
  • Sport
  • Sport

    Iniciohet procedurë disiplinore kundër Drenicës për dëmtimin e derës së zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 20:56

    Komisioni Disiplinor i FFK-së ka iniciuar procedur disiplinore ndaj KF Drenicës, për sjellje jo të mirë të lojtarëve të skuadrës nga Skënderaj.


    Sipas raportit, skuadra e Drenicës ka dëmtuar derën e hyrjes në zhveshtoren e ekipit mysafir në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e zhvilluar ditën e premte, e cila u fitua 1:0 nga FC Prishtina.

    Njoftimi i plotë i FFK-së

    KF “DRENICA“ nga Skenderaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje të gabuara nga ana e lojtarëve të ekipit të tyre pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA e zhvilluar me datë 04.07.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të ndeshjes ekipi mysafir në shenjë revolte për humbjen e pësuar nga nikoqiri e dëmtojnë derën e hyrjes në zhveshtoren e ekipit mysafirë, ku njëherësh edhe ishin të akomoduar). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore, KF “DRENICA“ nga Skenderaj për sjellje të gabuara

    I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga KF “Drenica“ nga Skenderaj – nga zyrtari i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 09.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1). /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!